Bllokohet Levan-Tepelenë, masive gurësh në rrugën që mirëmbahej nga “Salillari”
23/11/2018 08:11
Reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit kanë bërë që të bllokohet autostrada Levan-Tepelenë, për shkak të shkëputjes së një masivi shkëmbor në segmentin Poçem-Fratar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Poçem, që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.
Për shkak të gurëve në rrugë është ndërprerë qarkullimi i mjeteve dhe aksi është bllokuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur kompanitë kontraktore për të vlerësuar situatën dhe zhbllokuar rrugën.
Ndërkohë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore është devijuar qarkullimi dhe mjetet po përdorin rrugën e vjetër të Ballshit.
Top Channel