Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po burgos fëmijë dhe nëna ndërkohë që krimi po vret vendin.

“Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi. Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo. Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë”, shkruan Basha në Facebook.

“Sepse për Edi Ramën, kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura. U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulërin si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur”, shtoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA