Teksa kryeministri Rama e ka cilësuar plagosjen e efektives 24-vjeçare në protestë si vijën e kuqe që u kalua, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vendosur një tjetër vijë të kuqe, atë të prishjes pa dëmshpërblim të banorëve që preken nga zgjerimi i Unazës së Re.
“Tragjedinë që po ndodh me 300 familje që kërcënohen me prishje të paligjshme nga Edi Rama. Kjo është një vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda, nuk ka nevojë për interpretim”. u shpreh Basha.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka dhënë fakte skandaloze për vjedhjen që Edi Rama kërkon të bëjë tek Astiri.
Sipas Bashës, 2 mijë euro metri katrorë është vjedhja që Edi Rama po bën tek Astiri.
Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:
Tragjedinë që po ndodh me 300 familje që kërcënohen me prishje të paligjshme nga Edi Rama. Kjo është një vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda, nuk ka nevojë për interpretim.
Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur dhe e negociuar direkt nga Edi Rama në dy kompenentë:
Nga rrëmbimi i taksave tuaja dhe rrëmbimi i pronave të gati 317 pronave të familjeve që do të prishen në kundërshtim me ligjin.
2 mijë euro për 1 cm: ky është çmimi me të cilin Rama po vjedh paratë tuaja, paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Në përditësim
Top Channel