“Shi” gurësh në Torovicë
22/11/2018 14:48
Banorëve të Torovicës u ka mbetur vetëm që t’i luten Zotit t’i shpëtojë nga mali dhe zemërimi i natyrës.
Gurë të mëdhenj vazhdojnë të bien në rrugën Lezhë- Torovicë, ku edhe mëngjesin e së enjtes fatmirësisht nuk pati viktima.
Banoret e zonës tregojnë se ndihen të rrezikuar në çdo moment nga rënia e gurëve dhe se nuk mund të shpresojnë që rastësia t’ua kursejë gjithnjë jetën.
Gurët e mbetur në mes të rrugës sipas banoreve mund të bëhen edhe burim aksidenti.
Prej ditës së martë kur gurët ranë në oborrin e një shtëpie në Torovicë, zyrtarët e Emergjencave civile pranë Prefekturës dhe Bashkisë Lezhë thonë se do të ndërhyjnë, por ende në terren nuk është bërë asgjë.
Top Channel