Edhe pse Kuvendi kishte në plan të parë të seancës plenare, diskutimet në parim mbi paketën fiskale dhe buxhetin e shtetit për vitin 2019, kryeministri Rama është ndalur, ashtu siç e kishte paralajmëruar më herët, edhe te protesta e banorëve të zonës së “Astirit”.

Duke theksuar se ata gjetën “shesh” dhe bënë “përshesh” duke zaptuar pronat e të tjerëve për të ndërtuar godina banimi apo biznesi në mënyrë të paligjshme, Rama zbuloi edhe faturën e rëndë, teksa tha se zaptuesit profesionistë kërkojnë rreth 30 milionë dollarë dëmshpërblim.

Megjithatë, ai u zotua sërish se nuk mundet të dëmshpërblehet paligjshmëria në “Unazën e Re”, aty ku ka një projekt zhvillimi tashmë që prek aksin deri te sheshi “Shqiponja”.

Në vend që t’iu jepen dëmshpërblime zaptuesve profesionistë, Rama theksoi se pikërisht këtë 30 milionë dollarë ka parashikuar përmes buxhetit të shtetit ta çojë në rritje pagash për punonjës të shëndetësisë, arsimit etj., apo për rritje pensionesh. Taksat e njerëzve të ndershëm nuk mund të shkojnë për zaptuesit që kanë nga tri palë shtëpi, e që kërkojnë dëmshpërblim 100% në dorë për godinën e tetë, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA