Kryeministri Edi Rama ka vizituar efektivët e plagosur sot nga protestuesit e Unazës së Re, por në momentin që ai ka dalë nga ambientet e spitalit Ushtarak, koret e protestuesve kanë ndërprerë prononcimin e tij me fjalët: ”Turp, turp, turp, qeveri e drogës, qeveri e krimit.”

Por ndërsa Rama ka vijuar fjalën, një nga protestuesit ka tentuar ta qëllojë me këpucë, e cila është ndaluar nga një prej truprojave të kryeministrit.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA