
Teksa një pjesë e banorëve që preken nga zgjerimi i unazës së re kanë dalë të protestojnë para godinës së Parlamentit, e cila degjeneroj jo pak herë në dhunë, kryeministri përmes rrjetit social “Twitter” u kërkon që të largohen, e të marrin atë çfarë u ofron ligji.
Gjithashtu kryeministri Rama paralajmëron se nuk do të tolerojë aspak dhunën e tyre ndaj efektivëve të policisë.
“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”
Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s'do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç'ju jep ligji e largohuni nga rruga.
— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2018
Top Channel