Fjalimin e tij në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kushtuar diskutimeve për buxhetin e vitit 2019, kryeministri Rama e ka nisur me kritikën për mungesën e opozitës në sallë, jo vetëm fizikisht por edhe figurativisht.

Sipas tij, PD-ja po udhëheq një protestë nga më absurdet në historinë e Shqipërisë në mbrojtje të paligjshmërisë, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë shenjë jete mbi buxhetin.

“Ka mbajtur vetëm një mbledhje në një hotel luksoz, sa për të larë gojën, por nuk ka propozuar asnjë amendament për projektligjin për buxhetin”, tha Rama, për një nga ligjet më të rëndësishme që miratohen në Kuvend.

Parlamenti diskuton sot në parim mbi paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA