Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi policen Ina Nuka, e cila u plagos në dorë gjatë protestës së sotme para Parlamentit.
Me anë të një statusi në Facebook, Berisha e quajti “ndrikull” teksa publikoi një prej fotove që më herët postoi Ministria e Brendshme, ku shihet ministri Sandër Lleshaj. Berisha pohon se policja që është ulur në krevatin e spitalit është efektivja Ina Nuka, e cila humbi dy gishta pas shpërthimit të një kapsolleje.
Me ironi, Berisha i sugjeron polices që të ruajë gishtat “se mos ia vjedhin hajnat”.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes një mesazhi në Facebook. Ai i kundërpërgjigjet Berishës duke shtuar se policja në foto ka moshën e mbesës së tij.
Po ashtu, socialisti i ka kërkuar demokratit që të fshijë postimin dhe t’i kërkojë falje polices.
Top Channel