Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame u është përgjigjur banorëve të “Unazës së Re” në një lidhje direkte për emisionin “Open” dhe u shpjegoi se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre.

“Ata që e kanë legalizuar do t’i ndihmojmë që të regjistrohen në hipotekë që të bëhet shpronësimi. Ndërsa ata që nuk e kanë legalizuar nuk mund të regjistrohen në hipotekë. Nëse Marsela ka certifikatën, të rrijë e qetë se do dalë VKM e shpronësimit. Ndërsa subjekti që ka regjistruar në hipotekë, do tw marrë paratë e tokës. Subjekti 5 që është në proces legalizimi, nuk mund të marrë shpronësim dhe hyn në listën e qerasë”, tha Lame.

“Secili nga 200 e ca subjekte do të marrë një lajmërim nëse janë në kushte për shpronësim ose për qera afatgjatë”, shtoi Lame.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA