Jurgen Uldedaj triumfon ndaj boksierit kamerunas, shpallet kampion bote
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me socialistët në Këshillin Bashkiak të Elbasanit për të miratuar paketën fiskale të vitit 2019.
Edhe pse është kundërshtuar nga këshilltarët e djathtë, përsëri paketa fiskale u miratua me shumicë votash. Demokratët e justifikuan votën kundër për taksën e pronës e cila, sipas tyre, rëndon xhepat e qytetarëve.
Partia Socialiste e konsideroi politik qëndrimin e demokratëve pasi, sipas të majtëve, taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë e Elbasanit janë pothuajse të pandryshuara prej 12 vitesh dhe përherë janë miratuar në unanimitet.
Qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh vetëm me votën pro, duke shënuar 27 vota pro paketës fiskale dhe 11 kundër.
Top Channel