Foto ilustruese nga protesta e disa diteve me pare.

Dita e 19 e protestës, i ka zhvendosur banorët e zonës së Astirit përpara Parlamentit, ku kanë vendosur të protestojnë për prishjen e objekteve të tyre banimit apo biznesit.

Situata duket për momentin e qetë, por si zakonisht kur zhvillohen seanca plenare në periudha tensionesh, forca të shumta policie nga Tirana dhe FNSH janë në gatishmëri për të siguruar rendin dhe sigurinë.

Pikërisht prania e theksuar e tyre para godinës së Kuvendit të Shqipërisë i ka irrituar disi banorët, që duket se po presin ardhjen e deputetëve për të nisur punimet e seancës plenare.

Në këtë seancë pritet edhe një fjalim i kryeministrit Rama, siç e ka njoftuar edhe më herët, për të theksuar në vazhdimësi se paligjshmëria nuk do të dëmshpërblehet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA