Michael Schumacher dhe Sebastian Vettel kanë garuar së bashku nën flamurin gjerman në “Race of Champions”, e kjo ka ndodhur plot 6 herë në periudhën 2007-2012, duke dominuar totalisht në këtë kompeticion.

Por, kjo histori do të përsëritet, pasi Vettel do të marrë pjesë në këtë kompeticion përkrah një tjetër Schumacheri, e bëhet fjalë për djalin e legjendës së Formulës 1, Mick Schumacher.

Piloti 19-vjeçar vjen në këtë kompeticion si kampioni i ri i Europës në Formulën 3, e tashmë ka bërë që tifozët e Ferrarit të ëndërrojnë për ardhjen e tij te “kokëkuqja” italiane për të ndjekur gjurmët e të atit.

Më 19 dhe 20 janar, në Meksiko Siti do të jetë edhe takimi i parë në një sfidë që vlen për klasifikimin individual në “Race of Champions”, një garë që nga aspekti ekzibicionist kthehet në një kompeticion të ashpër, për shkak se pjesëmarrësit ndikohen shumë edhe nga krenaria kombëtare dhe në këtë prizëm dyshja Vettel-Schumacher niset si favorite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA