Reali i Madridit po përgatitet të rinovojë stadiumin Santiago Bernabeu me një investim faraonik. Plot 525 milionë Euro është parashikuar kostoja e impiantit që po konsiderohet një xhevahir dixhital, me një muze të ri, zona të mëdha argëtimi dhe një sistem teknologjik si asnjëherë më parë në stadiumet botërore, që përfshin edhe tualete elektronike.
Presidenti i skuadrës kampione të botës, Florentino Pérez arriti të fitojë betejën e tij. projekti u aprovua nga asambleja e ortakëve dhe tashmë do të firmoset nga kompania shumëkombëshe “Legends”. Kjo e fundit ka bashkëpunuar me dy rivalë historikë të blankos, Barcelonën dhe Atletikon, për rinovimin e dy impianteve të ekipeve të la Ligës.
Por krenaria më e madhe e grupit “Legends” janë dy tempuj autentikë të sportit amerikan. “Yankee Stadium” në Nju Jork dhe AT&T Stadium, shtëpia e skuadrës së Dallas Cowboys.
Tashmë Real Madrid shpreson të nisë punën për rinovimin e stadiumit që në muajt e parë të vitit 2019 për të aplikuar planin e biznesit që parashikon 323 milionë Euro fitime që në sezonin e parë. praktikisht kështu, galaktikët do të rikuperonin investimin në vetëm dy vjet.
Top Channel