Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2019 për arsimin, tha se rritja e pagave për mësuesit dhe punonjësit e arsimit do të jetë me 7%.

Gjithashtu, kryeministri shtoi se në vitin 2019 do kemi 940 mësues ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa do të dhjetëfishohet numri i oficerëve të policisë në shkolla për të garantuar sigurinë.

“Rezultatet në vijim duhet të jenë konstante dhe kuptimplota. Disa shifra janë të nevojshme edhe pse nuk dua të lodh njeri. Krahasuar me 5 vite më parë, buxheti i arsimit është rritur rreth 66%. A është një shifër e mjaftueshme? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që bëjmë për arsimin për një vend si Shqipëria që është në zhvillim. Është një shifër kuptimplotë. Ne do rrisim pagën e punonjësve të arsimit. Do përfitojnë 100% të gjithë punonjësit e arsimit. Rritja e pagës do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 10 mijë dollarë që do shkojnë në familjet e mësuesve dhe arsimit parauniversitar në tërësi. Një rritje me 7%”, deklaroi kreu i qeverisë.

“Në vitin 2019 do kemi 940 mësues ndihmës. Nuk janë aq sa na duhet për të mbuluar nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta, por janë shumë më tepër se fare. Më vonë ne synojmë të kemi një mësues për çdo fëmijë me nevoja të veçanta. Gjithashtu, do dhjetëfishojmë numrin e oficerëve të policisë në shkolla. Do mbyllim klasat kolektive. Ata që i lanë, le të vënë kujën e të thonë që mbyllëm shkolla. Jo, ne po mbyllim klasa përqendrimi si kampe përqendrimi për fëmijët e vegjël. Ata që dalin nga klasat kolektive e kanë të mbyllur derën e së ardhmes që meritojnë. Ne me buxhetin e vitit 2019 iu garantojmë fëmijëve transportin, për të gjithë fëmijët që u janë mbyllur klasat kolektive. Në vitin 2019 do ketë libra falas edhe për klasat e pesta”, shtoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA