24/05 15:52
Qeveria e Kosovës i ndau Kombëtares së Kosovës në futboll 500 mijë euro. Ky vendim erdhi pas kualifikimit të Kosovës për garat në “play off” në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kualifikimin për kalimin nga Liga D në Ligën C, Kosova e siguroi pas fitores kundër Azerbajxhanit, të martën në Prishtinë, me rezultat 4:0.
Propozimin për ndarjen e mjeteve e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Ai, përmes rrjetit social Facebook, tha se ndarja e këtyre mjeteve është shenjë përkrahjeje për pjesëtarët e Kombëtares në futboll “që kanë shkëlqyer në të gjitha lojërat që janë zhvilluar në grupin D”.
Top Channel