SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv gjatë zgjedhjeve në Lezhë
Në kuadër të Vitit Kombëtar të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut të dy presidentët vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci”, ku u takuan dhe u përshëndetën përzemërsisht me përfaqësuesit arbanas, me Prefektin dhe Kryetarin e Bashkisë së Zadarit, autoritetet vendore dhe drejtuesit fetarë, etj.
Arbanasi është vendbanim në juglindje të gadishullit të Zarës, sot pjesë e qytetit të Zarës. Ky vendbanim është krijuar në shek. e 18 me ardhjen e shqiptarëve nga viset jugore të Liqenit të Shkodrës në tri faza të shpërnguljes (në vitin 1726, 1727 dhe 1733). Banorët e këtij vendbanimi e kanë ruajtur gjuhën e të parëve, me përzierje të kroatishtes dhe dialektit të Venetos.
Presidenti Meta dhe Presidentja kroate Grabar-Kitarović u ndalën fillimisht në Kishën “Gospe Loretske” (Zonja Jonë e Loretos), e ndërtuar gati 300 vite më parë si strehë shpirtërore dhe mbrojtëse e banorëve të rinj të Zarës.
Si dhe më pas vizituan shkollën fillore “Dr. Krune Krstića”, në të cilën fëmijët e bashkësisë arbanase mësojnë dhe shkollohen në gjuhën shqipe.
“Këtu janë shkolluar breza të shumtë arbanasish duke nxjerrë plejada akademikësh, studiuesish, shkrimtarësh e artistësh, të cilët krijuan vlerën e përbashkët sa arbneshe, aq edhe kroate.” – vuri në dukje Presidenti Meta.
Presidentja e Kroacisë theksoi se: “Arbanasit kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin dhe mbrojtjen e Kroacisë. 11 luftëtarë Arbanasnga famullia e Zarës dhën jetën për Atdhe.”
Duke cituar shkrimtarin e madh kroat, priftin françeskan Andrija Kaçuç Mioshiç vuri në dukje se: “Nuk ka lindur nëna hero më të madh se Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”
Duke iu drejtuar të pranishmëve në qendrën Kulturore dhe Artistike të Shoqatës“Vicko Zmajevic” , në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës u shpreh:“Jam shumë i emocionuar që sot, së bashku me Presidenten Kitaroviç, të ndodhem këtu mes jush, vëllezër e motra të një gjaku Arbënesh, për të kremtuar Vitin Mbarëkombëtar të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu”
Top Channel