Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas. Në pranga ka rënë shtetasi Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagje Qemal Stafa, Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit.

Shoqërimi i shtetasit të lartpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë̈ së rendit publik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA