Më 21 nëntor të vitit 2022 do të nisë edicioni i radhës së Botërorit të futbollit, që do të mbahet në Katar. Tashmë në këtë vend ka nisur numërimi mbrapsht për këtë turne, për të cilin presidenti Gianni Infantino pretendon që të jetë edhe më i mirë sesa Kupa e Botës, e zhvilluar këtë vit në Rusi.

“Botërori i Rusisë ishte më i miri në histori dhe Katari duhet ta kalojë atë”, tha Infantino në një komunikatë të përbashkët me Komitetin Organizator të turneut.

Për organizimin e këtij Botërori, Katari po shpenzon 6.5 miliardë dollarë në ndërtimin dhe rikontruksionin e 8 stadiumeve, ku do të zhvillohen ndeshjet.

Në këtë vend rezulton se po investoren rreth 500 milionë dollarë në javë për përgatitjet e Kupës së Botës, që për herë të parë në histori do të zhvillohet në muajt e dimrit, duke qenë se në Katar temperaturat gjatë verës arrijnë deri në 50 gradë Celsius.

Së fundmi u hodh ideja që Botërori i Katarit të zgjerohej deri në 48 skuadra pjesëmarrëse, por ka shumë të ngjarë që formati për këtë turne të mos ndryshojë dhe në të, të luajnë 32 skuadra. Formati i ri i Kupës së Botës me 48 skuadra do të nisë zyrtarisht në vitin 2026.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA