Një amerikan besohet se është vrarë nga një fis i izoluar indian, që është jo pak armiqësor me të huajt dhe i qëllon me hark dhe shigjetë.
Policia ka konfirmuar se vrasja ka ndodhur në ishullin verior Sentinel, pjesë e ishujve Andaman dhe Nicobar.
Popullata sentineleze, që jeton në ishull, jo më shumë se 50 banorë, i bën rezistencë çdo lloj kontakti me të huajt, shpesh duke sulmuar ata që afrohen.
Vizitat në ishujt e vegjël, të mbushur me bimësi, janë të ndaluara nga qeveria, e po ashtu nuk lejohet kontakti me popullatën.
Sipas autoriteteve, 7 peshkatarë janë arrestuar pasi kanë ndihmuar amerikanin e vrarë të shkojë atje.
Mediet indiane raportojnë se amerikani ndodhej në një udhëtim aventuresk në arkipelag dhe trupi i tij u gjet nga peshkatarët.
Ishulli verior Sentinel është një zonë e mbrojtur dhe jo e hapur për turistët. Kontrabandistët peshkojnë ilegalisht në ujërat përreth ishullit, duke kapur breshka dhe duke u zhytur për karavidhe dhe kastraveca deti.
Njerëzit e egër të këtyre fiseve të izoluar vranë dy peshkatarë indianë në vitin 2006, kur barka e tyre iu afrua bregut.
Top Channel