Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro ka dalë mesditën e kësaj të mërkure në një deklaratë për mediet, ku ka dhënë informacione mbi planin për menaxhimin e trafikut gjatë punimeve për Unazën e madhe të Tiranës.

Sipas asaj që tha Qendro, ky projekt do të ketë një risi, pikërisht atë që e ka quajtur një “gjysmëunaze” deri te “Casa Italia”.

ARRSH-ja ka marrë masat e nevojshme që lëvizshmëria të jetë e ndarë në faza, në mënyrë që të shmanget bllokimi i rrugëve nga trafiku i rënduar.

  Zgjerimi i Unazës së Re, ja cilat ndërtesa preken – FOTO

Sipas Qendros, Policia Bashkiake do të ketë sinjalistikë të përcaktuar për zonën e “Astirit”, ndërsa transporti publik do të funksionojë njësoj. Nëse do të duhet, tha ai, do të vlerësojmë edhe një plan B.

Sipas policisë, ndërkohë, e vetmja pikë bllokimi për trafikun do të jetë pikërisht rrethrrotullimi i “Shqiponjës”.

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro foli edhe për çështjen e shpronësimeve. Ai tha se do të nisë procesi fundor i banesave që janë me vërtetim pronësie, ndërsa pritet që së shpejti të dalë edhe një vendim i Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse.

Inxhinierët dhe specialistët që do të bëjnë vlerësimin e subjekeve do të publikohen, theksoi Qendro. Ndërsa për banorët e prekur do të ketë bonus qiraje për 3 vite dhe kredi të buta për shtëpi.

Kantieri do të ndërtohet në pjesën e pallatit ku nuk do të ketë prishje, kurse mjetet e tonazhit të rëndë do të kenë një orar të caktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA