Një 41-vjeçar nga fshati Katund i Ri në Diber është arrestuar nga policia pas një kontrolli të befasishëm në shtëpinë e tij, ku janë gjetur të fshehura armë e municione.
Altin Mera rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pasi është dënuar për plagosje të lehtë.
Operacioni u zhvillua pas sigurimit të informacioneve se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, e gjithashtu për të parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.
Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike model 56, dy krëhëra të mbushur me fishekë, si dhe 950 fishekë të tjerë të fshehura në një çantë, që mbaheshin pa lejen e organeve kompetente.
Ai do të procedohet tashmë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër për veprën penale të “mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve e municioneve”.
Top Channel