18 mln euro 1 km, Rama: S’janë si metrat e teritalit në MAPO

21/11/2018 14:36

Akuzat nga fronti opozitar për një mega-vjedhje me ndarjen e tenderit për ndërtimin e “Unazës së Madhe” te 3 kompani mike të qeverisë, i kanë lënë përshtypje negative kryeministrit Edi Rama.

Akuzat nga fronti opozitar për një mega-vjedhje me ndarjen e tenderit për ndërtimin e “Unazës së Madhe” te 3 kompani mike të qeverisë, i kanë lënë përshtypje negative kryeministrit Edi Rama.

PD dhe LSI thonë se 1 km rrugë do të kushtojë 18 milionë euro te aksi nga “Pallati me Shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja”.

Por kryeministri Rama thotë se “dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre!”.

Kryeministri nëpërmjet Twitterit sqaron gjithashtu se “vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard”.

Top Channel