Në datën 12 dhjetor, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka publikuar datën edhe për Alma Bratin, e cila do të rigjykohet një ditë më vonë.

Të dy këta u konfirmuan në detyrë, por u apeluan nga Komisioneri Publik.

Ndërkohë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin edhe për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Dollapaj, i cili u konfirmua në detyrë në muajin gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA