Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje sfidën miqësore me Uellsin, një sfidë që konsiderohet si një provë për kuqezinjtë tanë, që duhet të reagojnë pas humbjes së thellë të pësuar të shtunën nga Skocia, me rezultatin 4-0.

Kjo aktualja është një situatë shumë e vështirë për skuadrën tonë përfaqësuese, që është goditur nga ana psikologjike, ndërkohë që trajneri Panucci duket se po ndien hijen e shkarkimit nga detyra.

Në konferencën për shtyp të së hënës, trajneri italian deklaroi se do të bëjë ndryshime dhe se ideja e tij për të aplikuar një lojë sulmuese te skuadra jonë kombëtare ishte e gabuar. Mbetet për të parë se cilët do të jenë të përzgjedhurit e tij për këtë ndeshje.

Ajo që është e sigurtë për skuadrën tonë kombëtare është se, do të jenë sërish në dispozicion të trajnerit Basha dhe Hysaj, që rikthehen pas skualifikimit për shkak kartonash, duke mbetur jashtë skuadre për sfidën aq të rëndësishme me Skocinë.

Por, ndeshja me Uellsin nuk do të jetë aspak e lehtë për kombëtaren shqiptare, kjo sepse përballë ajo do të ketë një skuadër që ka në radhët e saj lojtarë si Aaron Ramsey dhe Gareth Bale, e që në klasifikimin e FIFA-s gjendet në vendin e 18.

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare dhe Uellsit do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00, e do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Maqedonia. Dejan Jakimovski do të jetë arbitri kryesor, ndërsa Nikola Karakolev e Kushtrim Lika do të jenë asistentët e tij.

Vlen të theksohet se Jakimovski është bërë arbitër i FIFA-s në vitin 2013 dhe sfida mes Shqipërisë dhe Uellsit do të jetë e sfida e pestë ndërkombëtare që ai drejton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA