23/11 09:43
Një automjet i tonazhit të rëndë la të izoluar fshatrat Biçukas dhe Gërmen në Divjakë. Kalimi i betonieres shembi urën tip “Beili” në segmentin e vetëm që i lidh këto fshatra me Divjakën.
Prej së enjtes, banorët nuk dërgojnë dot prodhime bujqësore në tregje. Ndërsa të sëmurët i mbajnë në krahë nga një anë e lumit në tjetrën, e më pas vazhdojnë rrugën duke paguar dy mjete transporti.
Ura e ndërtuar rreth 30 vite më parë u shemb në vitin 2016 nga reshjet dhe përmbytjtet në zonë.
Nga janari i vitit 2016, banorët kalonin në urën provizore të ndërtuar nga Ministria e Mbrojtjes, e cila u shemb nga një mjet i tonazhit të rëndë.
Top Channel