Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të buxhetit të shëndetësisë, tha se ky buxhet “është 43% më i lartë se ai i 5 viteve më parë”.

“Është një shifër shumë domethënëse. Kemi një buxhet që kalon 750 milionë dollarë, i konsiderueshëm për mundësitë tona si shtet dhe që do të konsolidojë programet e nisura”, deklaroi kryeministri.

Rama gjithsesi nënvizoi se “sado që të bëhet në lidhje me sistemin shëndetësor, kurrë nuk është mjaft”.

Por, nga ana tjetër, kreu i qeverisë theksoi se personat që e kritikojnë më shumë sistemin shëndetësor janë “ata që nuk kanë qenë kurrë në spitale”.

“Krahasimi me pikënisjen është si dita me natën. Sot, kur hyn në spital, je në spital. Deri dje, shumë pjesë të spitalit dukeshin si stacion treni. Është një ndryshim fizik i rëndësishëm, ashtu sikundër që brenda strukturës ka plot ndryshime të tjera”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA