Një familje prej 5 anëtarësh i shpëtoi për mrekulli rrokullisjes së dy gurëve në Torovicë të Lezhës.

Gurët ranë në oborrin e tyre në orët e para të mëngjesit, duke detyruar familjen Përlleshi të dalë menjëherë nga shtëpia, duke menduar se ishte tërmet.

Mes frikës, bashkëshortët Përlleshi treguan tmerrin që përjetuan në ato momente.

Administratori i Njësisë Balldre tha se duhet ndërhyrje e menjëhershme e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi rrezikohen edhe shumë familje të tjera.

Një vit më parë, në rrugën e Torovicës humbën jetën 3 persona, të cilëve u ra një gur mbi makinën me të cilën po udhëtonin.

Top Channel