Banorët e Astirit në Tiranë kanë vijuar protestën e tyre, që tashmë ka mbërritur në ditën e 17. Ata janë mbledhur sërish pasditen e së martës për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.

Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se i kanë banesat në proces legalizimi dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Në mbështetje të protestuesve ishin deputetë të opozitës, por edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe ata që kundërshtojë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA