Policia e Shtetit publikoi rezultatet e konkursit për gradën “kryekomisar”, nga i cili rezultojnë fitues 30 oficerë policie, nga 133 vende vakante.

Ashtu si në rastin e konkursit për gradën “komisar”, edhe për këtë të kryekomisarit ka pasur ankesa për vonesën e shpalljes së rezultateve. Kandidatët i janë drejtuar madje Sindikatës së Policisë, me pretendimin për përdorim të standardeve të dyfishta, e madje kanë dyshime për ndërhyrje.

Testet pretendohet të jenë korrigjuar jo në Akademinë e Sigurisë, siç parashikohet në Rregulloren e Policisë, por në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel