Spartak Ngjela ka komentuar situatën e kriminalitetit në vend në emisionin Open në Top Channel, duke nënvizuar se ka një tension të theksuar të krimit.

Sipas avokatit, arsyeja e këtij tensioni është se krimi po goditet.

“Ka një tension të kriminalitetit që është sistematik. Kur nis goditja e krimit, krimi tensionohet. Ka tension mes grupeve dhe ky tension nuk dihet pse vjen. Ndoshta acarimi vjen se mund të ketë goditje nga lart, ndoshta kanë konstatuar ndjekje, ndoshta kanë konstatuar spiunime… është zinxhir i gjatë shkaqesh. Por, kjo situatë vjen kur shteti ndjek krimin”, deklaroi Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA