
Jo më shumë se pesë kilometra në lindje të qytetit të Vlorës ndodhet fshati Babicë me mbi 3 mijë banorë. Për problemin më të vogël shëndetësor, banorët e zonës duhet t’i drejtohen qytetit të Vlorës, pasi qendra shëndetësore e këtij fshati është e amortizuar.
Ndërsa për të shkuar në këtë qendër duhet të kalosh në një rrugicë që për të sëmurët është mundim i tepërt.
Qendra plot lagështi dhe me mure të çara të sëmur më keq. Ndërsa uji mungon prej 4 vjetësh. Këtu mjekja dhe një infermiere mbushin recetat për shërbime të mëtejshme në qytetin e Vlorës.
Sipas mjekes medikamentet e urgjencës nuk mungojnë, por të sëmurët zgjedhin spitalin e Vlorës në raste urgjente, sepse më parë shkonin në spitalin e Vlorës sesa të hysh nëpër këtë rrugicë.
Top Channel