Një delegacion i Komisionit të Venecias mbërriti këtë të hënë në Tiranë për një vizitë dyditore. Pjesë e axhendës së saj ka qenë edhe takimi me forcat politike në vend.

Mesditën e së hënës, delegacioni i Komisionit të Venecias është takuar edhe me përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Takim në të cilin ishin të pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar te LSI Petrit Vasili, Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama si dhe deputetët Klajda Gjosha dhe Silva Caka.

Në përfundim të këtij takimi, Petrit Vasili theksoi se opozita ka propozuar standard të njëjtë, si Vetting-u i gjyqtareve dhe prokurorëve.

“Opozita ka propozuar standard të njëjtë, si Vetting-u i gjyqtareve dhe prokurorëve. Fjalët e shumta për Vettingun janë pa kuptim. Qëndrimi është i qartë, opozita pro, Rilindja kundër. Projekti te votohet ne Parlament”, u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar te LSI Petrit Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA