“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan ‘thumbon’ Presidentin: Vit i mirë për fashizmin, tirania po lulëzon 25/12 22:42
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, komentoi rastin e dekretimit të Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.
Ngjela nënvizoi se ky emërim nuk është kompetencë e Presidentit.
“Problemi është këtu. Ai nuk i ka kompetencat. Kur themi kompetencë formale, nuk e emëron ai. Ç’ punë ka ai? E ka Parlamenti që shkon në votim. Statusi i ushtarakut? Duhet ta ndajmë pretekstin nga shkaku. Shkaku është personal. Nuk e dimë arsyen. Presidenti shkeli Kushtetutën, pastaj nxori problemin që është gjeneral. Ky ishte një pretekst”, deklaroi Ngjela.
Top Channel