22/11 23:29
Avokati Spartak Ngjela mendon se Presidenti Ilir Meta duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi u tërhoq nga qëndrimi i tij fillestar dhe dekretoi Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.
“Duke qenë se në fillim tha JO, Meta duhet t’i qëndronte kësaj JO-je. Meqë s’i qëndroi, të jepte dorëheqjen”, tha Ngjela në Open, në Top Channel.
Ilir Meta nuk e dekretoi herën e parë propozimin e kryeministrit Edi Rama për ministër të Brendshëm, duke e dekretuar pasi propozimi iu dërgua për herë të dytë.
Top Channel