Në Bulqizë, ulja e temperaturave është shoqëruar edhe me reshje bore, në zonat malore 500 metra mbi nivelin e detit.

Vështirësi në qarkullim ka pasur në zonën D, ku punojnë minatorët. Policia e Bulqizës u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes, veçanërisht në zonat ku ka dëborë dhe ngrica.

Ndërkohë, sipas autoriteteve vendore mësohet se reshje bore deri në 5 cm ka pasur në disa fshatra të thella, në njësitë administrative Trebisht dhe Martanesh, por edhe në disa fshatra të Njësisë Administrative të Macukullit dhe Xiberit të Matit.

Bulqiza është një nga zonat më të ftohta në Shqipëri, e ku reshjet e dëborës kanë intesitet të lartë, gjë që ka çuar disa herë në bllokim të rrugëve nacionale dhe izolim total të ish-komunave.

Top Channel