Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama u shpreh se prishja e koalicionit me Partinë Socialiste nxori zbuluar lidhjet e PS-së me krimin.
Në një takim me strukturat e LSI-së në Shkodër, Luan Rama tha se nëse do të vijonin të ishin në qeveri me socialistët, Edi Rama do t’ia faturonte çdo të keqe LSI-së.
“Nëse ne do të ishim në qeveri, natyrisht të gjitha këto dëshmi, fakte dhe realitete skandaloze të lidhjeve të krimit me politikën, kryeministri do t’ia faturonte LSI-së, siç bëri gjatë 4 viteve të shkuara”, theksoi Luan Rama.
“Nëse ne do të ishim në qeveri, natyrisht sot do të flisnim për një realitet tjetër, por ikja jonë nga mazhoranca nxori zbuluar lidhjet e krimit me qeverinë. Dhe ju e dini më mirë, sepse provën më të gjallë të lidhjeve të krimit me qeverinë e keni këtu në Shkodër”, shtoi zëvendëskryetari i LSI-së.
Top Channel