I pyetur pse preferoi t’i bashkohej Manchester United, në vend të mundësisë për të luajtur me Manchester City, braziliani Fred iu përgjigj muaj më parë se u influencua nga shansi për të punuar me trajnerin Mourinho.

Por tani mesfushori brazilian ka nisur të vërë në dyshim zgjedhjen më të rëndësishme të karrierës, pasi ngroh stolin në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

I blerë me bujë 52 milionë paund në merkaton e kësaj vere, Fred u bë shpenzimi i pestë më i shtrenjtë në historinë e “Djajve të Kuq”. Por në “Old Traford” duket si një pjesë këmbimi dhe jo ajo që pritej nga tifozët dhe stafi, një element i shtuar në formacion.

Ndaj Chelsea, City dhe ndaj Juventus dy herë në Champions, Fred nuk e ka prekur madje as fushën.

Mesfushori brazilian ka luajtur 3 ndeshje që prej muajit Gusht dhe përveç logjikës për t’u përshtatur me Premier League, minutat e tij në fushë janë vërtet pak, dhe në një konsiderim shqetësues. Admiruesit e futbollistit latin nxjerrin gjithsesi në pah statistikat.

Pasimet e tij në 7 paraqitje totale në premier ligën angleze kanë saktësinë në nivel 87.5%. Por ata që shpresonin se Fred do të ishte përgjigja e United ndaj mesfushorit brazilian Fernandinjo te City, janë zhgënjyer deri tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA