Spanja do të duhet të bëjë llogaritë pa Sergio Ramos në ndeshjen miqësore ndaj Bosnjës këtë të diel. Mbrojtësi i kombëtares iberike dhe Realit të Madridit nuk ka udhëtuar me ekipin në Las Palmas, për përballjen ndaj ballkanasve, pasi pësoi një dëmtim muskular në kofshë, në sfidën e kësaj të enjteje në Ligën e kombeve.

Sergio Ramos ishte mes lojtarëve më të mirë në fushë në stadiumin Maksimir të Zagrebit, madje shënoi dhe një gol ndaj Kroacisë me penallti, por nuk mundi të evitojë humbjen e përfaqësueses. Mbrojtësi influencues ka vuajtur disa probleme fizike në javët e fundit por sërish ka preferuar të mos mungojë me fanellën e “blankos”, për të rikuperuar mungesat në prapavijë.

Kampionët në fuqi të Europës do ta kenë të vështirë ta zëvendësojnë nëse ai mungon për një kohë të gjatë. Në fokus për galaktikët është ndeshja me Eibar në 24 nëntor ndërsa tek Spanja po projektohet në formacionin titullar Sezar Azpilikueta.

Spanja kryeson grupin në Nations League, por nuk ka më ndeshje për të luajtur dhe duhet të shpresojë që Anglia e Kroacia të barazojnë në stadiumin Uembli të dielën për të arritur në Play Off.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA