Meta takohet me Ruçin
16/11/2018 13:01
Pasi presidenti Ilir Meta dekretoi nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, vendim ky që i hap rrugë dekretimit të tij, si ministër i Brendshëm, kreu i shtetit po takohet me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Takimi po zhvillohet në Hotel Tirana dhe për momentin nuk ka informacione për temën e diskutimeve.
Top Channel