Një kolazh gjigant prej 125 mijë vizatimesh dhe mesazhesh, të fëmijëve nga e gjithë bota për ndryshimet klimatike, është shpalosur mbi një akullnajë zvicerane që po shkrihet, duke thyer rekordin botëror të kartolinave të stërmëdha.

Mozaiku i kartolinave, që mbuloi një sipërfaqe prej 2.500 metrash katrorë, u shpalos në akullnajën “Aletsch” në Alpet zvicerane, në një lartësi prej 3.400 metrash.

Eventi kishte si qëllim të promovonte një lëvizje globale të të rinjve për klimën, në prag të konferencës së pritshme “COP24”, që do të mbahet në Poloni muajin e ardhshëm.

Kolazhi ka thyer me lehtësi rekordin “Guinness” për numrin e kartolinave të mbledhura së bashku në një imazh të vetëm, duke lënë pas atë të mbajtur nga një kolazh me 16 mijë kartolina.

Disa nga kartolinat, pjesë e kolazhit mbi akullnajë, do t’i dërgohen pjesëmarrësve në Konferencën globale për Klimën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA