Kombëtarja meksikane e futbollit do të kërkojë të ngrejë imazhin dhe të rifitojë zemrat e tifozëve pas botërorit të kësaj vere, duke emëruar në pankinë një emër të njohur.

Seleksioni tani do të drejtohet nga trajneri argjentinas Gerardo Martino që arriti akordin me federatën dhe do të prezantohet këtë fundjavë.

Gerardo Martino të cilin të gjithë tifozët e mediat e thërrasin me emrin Tata, ka drejtuar më parë Barcelonën dhe kombëtaren argjentinase në periudhën 2014-2016. Së fundi Tata Martinez ka pasur një eksperiencë në MLS-në amerikane, ku ka drejtuar skuadrën e Atlanta United. Trajneri latin refuzoi rinovimin e kontratës me amerikanët për të provuar diçka tjetër.

Dominoja e pankinave në Amerikën Latine nisi pas botërorit me largimin e Ozorios nga Meksika për të drejtuar kombëtaren e Paraguajit, dhe vazhdon tani me Martinon te Neksika. vendi i lënë bosh nga argjentinasi në stolin e Atlantës do të merret nga trajneri aktual i Boka Zhuniors, Gijermo Barros Skeloto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA