Sofja: Gruevski nuk ka pasaportë bullgare
15/11/2018 11:42
Pas raportimeve të mediave hungareze, se ish-kryeministri Gruevski hyri në Hungari me një pasaportë bullgare, Ministria e Drejtësisë në Sofje e hodhi poshtë një gjë të tillë.
“Nikola Gruevski nuk është shtetas i Bullgarisë dhe nuk ka paraqitur dokumente për të fituar shtetësinë bullgare. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lëshuar pasaportë për Gruevskin”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë bullgare e Drejtësisë.
Top Channel