Federimi i futbollistëve minorenë, Chelsea rrezikon dënim të rëndë

15/11/2018 18:02

Chelsea rrezikon të bllokohet nga FIFA në merkaton e futbollit për dy vitet e ardhshme, e bashkë me formacionin londinez edhe 4 skuadra të tjera të Premier League.

Federimi i futbollistëve minorenë në mënyrë ilegale rrezikon ta sanksionojë rëndë ekipin e “bluve”, ashtu siç ka ndodhur më parë, edhe pse në formë të reduktuar, me Atleticon e Madridit, Realin dhe Barcelonën.

Sipas “Mediapart”, që publikon herë pas here dokumente të vjedhura elektronikisht në skandalin e “Football Leaks”, Chelsea është nën monitorim prej kohësh për 19 operacione në merkato, 13 nga të cilët i përkasin lojtarëve minorenë. Rasti i Bertrand Traore është ai më i bujshmi.

Talenti u shit te Lioni në vitin 2017, por para se të transferohej te francezët kishte ardhur në mënyrë të dyshimtë në Londër.

Sulmuesi nga Burkina Faso u transferua në Angli në moshën 15-vjeçare, e Chelsea lehtësoi edhe emigrimin e vëllait dhe mamasë së lojtarit, praktika këto jo të lejuara. FIFA konfirmoi hetimin, që sipas dispozitave ligjore mund ta çojë në gjobë dhe në bllokimin e merkatos për 4 sesione, praktikisht dy vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA