Tregu në Novoselë të Vlorës vetëm emrin ka të tillë. Dhjetëra tregtarë mblidhen prej 25 vitesh, por tregu mbetet pa kushte.

Siç shprehen dhe tregtarët, në mot me shi duhet të mbajnë veshur çizme nga balta, në mot të thatë i mbyt pluhuri. Dhe deri më sot askush nuk kujtohet për këta taksapagues që të rregullojnë sadopak kushtet, por vetëm premtime.

Në këtë të ashtuquajtur treg shiten që nga rrobat e përdorura deri te bagëtitë, gjë që e bën edhe më shqetësuese higjenën.

Tregtarët kërkojnë treg të ri ose rregullimin e mjedisit, pasi ndërhyrja është urgjente, sipas tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA