Brexit pritet të ketë një ndikim të madh jo vetëm në politikën dhe ekonominë Evropiane, por edhe në futbollin britanik e më konkretisht në lëvizjen e skuadrave të Premier League në merkaton e transferimeve. Në këtë kuadër, federata Angleze e futbollit po përgatit një rregull të ri që parashikon federimin e jo më shumë se 12 futbollistëve të huaj për çdo skuadër që luan në Premier League.

Është ky një revolucion që gjithsesi nuk pritet të ndodhë shumë shpejt për shkak edhe të kontratave ekzistues, por në futbollin anglez të gjithë e kanë të qartë se diçka duhet të ndryshojë.

Shumë kontrata të futbollistëve të huaj që janë në skadencë, nuk do të rinovohen, ndërkohë që edhe të ardhurat e Federatave të huaja do të reduktohen. Vlen të kujtohet se deri tani qarkullimi i lojtarëve komunitarë ka qenë i lirë, ndërsa për ekstrakomunitarët rregullorja thekson se duhet të kenë lejen e punës.

Në Britaninë e Madhe, 75% e lojtarëve që luajnë në kampionatin e këtij vendi, grumbullohen nga kombëtaret respektive.

Po të bëjmë analizën e 20 skuadrave të Premier League, 13 prej tyre do të quheshin të jashtëligjshme dhe këtu përfshihen edhe ato që luajnë në Ligën e Kampioneve dhe Europa league. Liverpooli është skuadra që i afrohet më shumë statusit perfekt pasi ka 10 futbollistë autoktonë në radhët e tij.

Projekti i ri i federartës lë të kuptohet se shumë prej futbollistëve do të largohen nga klubet e tyre respektive me parametra zero në 2 sesionet e ardhshme të merkatos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA