“Trump nuk po bën asnjë blof”/ Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti amerikan është gati të lëshojë ferrin te ju Shitja nisi mesnatën e së mërkurës, me bucelat e para të shpërndara në Lion.
Nxjerrja e “Beaujolais Nouveau” është kthyer tashmë në një shfaqje të pritur në mbarë botën. Vera e re më e famshme e Francës nuk ka zhgënjyer as këtë radhë.
“Është shumë, shumë e mirë, fantastike! Ka qenë një vit i mbarë”, tha Leny, pjesëmarrës në shfaqje.
“Beaujolais e vitit 2018 mund ta themi se është një verë plot diell, sepse ka përfituar prej një vere shumë të bukur. Është e fortë, e këndshme, është një prodhim mjaft i mirë”, tha Jean-Baptiste Duperray, prodhues vere.
Këtë verë e nxjerrin rreth 2.000 prodhues në rajonin e Bozholesë. Një prej tyre, Denis Chilliet shpreson të shesë rreth 2.000 shishe.
Çdo vit, në më shumë se 100 vende të botës shiten gati 54 milionë shishe të Bozholesë. Ka njerëz që thonë se suksesi i kësaj vere të re nuk qëndron vetëm te shija e saj mjaft e preferuar, por edhe te fushatat e zgjuara të marketingut.
Top Channel