Novak Djokoviç vijon rrugëtimin e tij drejt titullit në ATP Tour Finals. Numri 1 i renditjes botërore fitoi edhe ndeshjen e tij të dytë në Grupin Kuerten, atë me Alexander Zverev 2-0 dhe siguron kualifikimin për në gjysmëfinale të evenimentit kjo edhe falë setit që Isner fitoi në përballjen me Cilic.
Tenisti serb nuk e pati aspak të vështirë të fitojë këtë përballje me Zverev, numri 5 i renditjes botërore duke konfirmuar se është në një formë të jashtëzakonshme. Setin e parë Djokovic e fitoi 6-4, ndërkohë që i dyti nuk pati histori me Djokovic që nuk pati mëshirë për kundërshtarin e tij duke e mbyllur këtë fraksion 6-1.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Marin Cilic u përball me Isner me kroatin që arriti të fitojë 2-1 për ta pasur ende shanse për kualifikimin në gjysmëfinale.
Seti i parë i ndeshjes ishte i barabartë dhe asnjë nga tenistët nuk gaboi në turnin e tij të shërbimit duke bërë që ai të shkonte në tiebreak ku ishte Isner ishte ai që e fitoi 7-6. u duk se edhe seti i dytë do të kishte të njëjtën histori, por Cilic fitoi game e 8 me shërbimet e Isner për të shkuar në 5-3 për të mbyllur më pas setin 6-3. në setin final të sfidës, Isner e kishte shumë të vështirë për të përballuar lojën e rivalit të tij dhe Cilic e mbylli atë 6-4.
Top Channel