“Top Story”, kalbëzimi i drejtësisë në Shqipëri. Gjyqtarë e prokurorë të lidhur me krimin e politikën

14/11/2018 13:11

Mënyra se si është kalbëzuar sistemi i drejtësisë, ku gjyqtarët dhe prokurorët shfaqen të korruptuar dhe të lidhur me krimin, është në qendër të programit “Top Story”, sonte në orën 21:00 në Top Channel.

Gazetarët shohin se si vendimet e togave të zeza kanë rënduar direkt mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Gjyqtarët nuk kanë pasur mëshirë as për personat me aftësi të kufizuara, duke ua bërë të qartë se nuk mund të marrin atë që e meritojnë me ligj. “Top Story” do të sjellë sonte historinë e njërit prej tyre.

Por, edhe se si shumë prokurorë dhe gjyqtarë janë pasuruar brenda natës përmes vendimet të tyre korruptive.

“Top Story” gjitashtu do të sjellë nga afër profilet e disa nga gjyqtarëve që groposën me urdhër politik tragjeditë më të mëdha shqiptare, si “Gërdeci” dhe “21 janari”.

Një aspekt tjetër në fokus janë edhe prokurorët që mbrojnë kolegët e tyre të korruptuar. Apo edhe prokurorë dhe gjyqtarë që pasuritë e tyre i justifikojnë përmes kumarit apo dhuratave të majme të familjarëve të tyre, burimi i të cilave nuk është mësuar kurrë.

  “Gjyqtarët e zinj”, sonte, ora 21:00, në Top Story

Top Channel