Kroaci-Spanjë është një sfidë që do të ketë jo pak vëmendje në raundin e radhës në Ligën e Kombeve.
Të dyja skuadrat janë pjesë e Grupit 4 të Ligës A dhe në këtë përballje nënkampionët e botës pas humbjes tenistike 0-6 do të kërkojnë që të hakmerren ndaj Spanjës edhe për të evituar rënien në Ligën B, ndërkohë që Spanja me një fitore pret biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Kjo do të thotë se barazimi u shërben pak ose aspak të dyja skuadrave. Kroacia që ka vetëm 1 pikë pas 2 ndeshjeve do të luajë me skemën 4-3-3 ku Jevdaj dhe Kovaçiç duket se janë të preferuarit të Daliç për të qenë në formacion kundrejt Vrsaljkos dhe Brozoviç.
Në kampin e Spanjës që ka 6 pikë pas 3 ndeshjeve, humbja në shtëpi ndaj Anglisë, ka bërë që të ngrihen pikëpyetje të reja për “La Roja” që me ardhjen e Luis Enriques në stol u duk se rigjeti menjëherë lojën dhe besimin e humbur në periudhën e vështirë të shoqëruar me largimin e Lopeteguit dhe eliminimit në botërorin e Rusisë.
Por pavarësisht gjithçkaje, situata duket se është ende në favor të Spanjës tek e cila mund të aktivizohet që nga minuta e parë Alvaro Morata.
Top Channel